Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Atletja ukrainse thyen rekordin 37-vjeçar botëror në kërcim së larti

Atletja ukrainse thyen rekordin 37-vjeçar botëror në kërcim së larti

19:20, 10/07/2024
A+ Aa A-

 

Etapa e fundit e Ligës së Diamantit në atletikë zhvilluar në Paris ka dhuruar një rezultat të jashtëzakonshëm. Atletja ukrainase Yaroslava Mahuchikh ka thyer rekordin botëror në kërcim së larti, duke kërcyer 2.10 metra.

Ajo përmirësoi me një centimetër rekordin 2.09 metra që ishte vendosur 37 vite më parë, më 30 gusht 1987 në Romë nga bullgarja Stefka Kostadinova. Një rekord që kishte zgjatur jashtëzakonisht shumë e që sot ka një mbajtëse të re.

Mahuchikh e kishte siguruar më herët vendin e parë në këtë garë. Ajo vendosi të kërcejë fillimisht 2.07 metra, duke e realizuar me sukses dhe vendosi rekord kombëtar. Më pas, shtiza u ngrit në 2.10 metra.

Ajo e realizoi këtë kërcim që në provën e parë, duke shpërthyer në lot nga gëzimi. Atletja 22-vjeçare ukrainase mori duartrokitjet e gjithë stadiumit, ndërkohë që një muaj më parë kishte fituar medaljen e artë në Europian në këtë disiplinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco