Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Spanja me dy mungesa për finalen e Berlinit

Spanja me dy mungesa për finalen e Berlinit

19:10, 10/07/2024
A+ Aa A-

Spanja është kthyer në kampin stërvitor në Donaueschingen pas fitores 2-1 ndaj Francës në gjysmëfinale të “Euro 2024”.

Spanjollët tani do t’i kenë disa ditë pushim dhe kohë për t’u përgatitur sa më mirë për finalen që zhvillohet të dielën.

Kapiteni Alvaro Morata nuk ka lëndim serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë, pasi u godit pa qëllim nga një anëtar i sigurimit spanjoll, që tentoi ta largonte tifozin që kishte hyrë në fushë për të bërë fotografi.

Spanjës për në finale të Evropianit do t’i mungojë Pedri që pësoi lëndim të rëndë në gju pas ndërhyrjes së Toni Kroosit në çerekfinale.

Mungesë për spanjollët do të jetë edhe Ayoze Perez, i cili mori lëndim muskulor në ndeshjen e dytë të fazës grupore të “Euro 2024” ndaj Italisë.

Spanjës i kthehen të pezulluarit Dani Caravajal dhe Robin Le Normand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco