Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

'Tani shko dhe luaj padel'/ Shtypi francez 'masakron' Deschamps: Europian me 'shije' të hidhur

'Tani shko dhe luaj padel'/ Shtypi francez 'masakron' Deschamps: Europian me 'shije' të hidhur

16:24, 10/07/2024
A+ Aa A-

Në shtypin francez janë “tërbuar” pas eliminimit të Francës në gjysmëfinale ndaj Spanjës teksa “gjelat” u mposhtën me rezultatin 2-1. Kritika të shumta kanë “vërshuar” për futbollistët, por mbi të gjitha edhe për trajnerin Didier Deschamps.

Shtypi vendas pretendon që pas 12-vitesh në krye të kombëtares, Deschamps të japë dorëheqjen teksa mediat nuk i kursyen komentet ironizuese në drejtim të 55-vjeçarit. Nga ky “Europian lë shije të hidhur” deri te “ndëshkimi i duhur pas gjithë këtyre javëve të mërzitshëm”, e në fund te “Deschamps, tani ndalu dhe shko luaj padel në Monaco”.

Nga ana tjetër, mediat ftojnë Federatën që t’i besojnë kombëtaren Zinedine Zidane, i cili prej kohësh është i lirë dhe madje nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të marrë drejtimin e “Gjelave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco