Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Mbappe: Nuk isha i aftë, Europian i dështuar për mua

Mbappe: Nuk isha i aftë, Europian i dështuar për mua

16:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kylian Mbappe ishte hija e vetvetes në gjysmëfinalen Spanjë-Francë (2-1). Një asist në minutat e para te goli i Kolo Muani dhe aq. Më pas “zhdukje” në fushën e blertë.

Lojtari më i mirë i “Gjelave” u fsheh në momentin që kombëtarja franceze kishte nevojë më shumë se kurrë për të dhe “magjitë” e tij që munguan gjatë gjithë turneut gjerman.

Në deklaratën pas ndeshjes, lojtari i ri i Realit të Madridit u shfaq i sinqertë dhe pranoi është ky Europian ishte një dështim i madh në rrafshin personal.

“Në futboll je i aftë dhe i mirë ose jo, dhe këtë radhë unë nuk isha i tillë… Doja të shpallesha kampion Europë, por Europiani im ishte i dështuar.

Tani do të nisem për pushime për të karikuar energjitë dhe për t’u bërë gati për fillimin e një jete të re”, theksoi 25-vjeçari, autor i vetëm një goli në Euro 2024.

Mbapppe u transferua si lojtar i lirë nga PSG te Reali i Madridit, klub me të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2029.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco