Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

VIDEO/ Gjermania ngjyroset portokalli, mbi 80 mijë tifozë holandezë në Dortmund

VIDEO/ Gjermania ngjyroset portokalli, mbi 80 mijë tifozë holandezë në Dortmund

16:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

Sonte Holanda do të përballet kundër Anglisë, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampionatit Europian 2024.

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë në 10 vite për “tulipanët” në një kompeticion madhorë, pas asaj të Botërorit 2014, ku u mundën nga Argjentina me penallti.

Pikërisht kjo dekadë, ka qenë më e errëta e historisë së Holandës, ku kanë pasur vetëm zhgënjime në çdo eveniment që kanë marrë pjesë, por jo në këtë Europian, pasi kanë shansin e artë për të kthyer edhe njëherë nderin që i takon.

Tifozët e tyre kanë qenë të flaktë gjatë gjithë kompeticionit, ku e kanë mbështetur ekipin e tyre në çdo ndeshje dhe kanë prodhuar festë me koreografi të mahnitshme.

Pikërisht sot, mediat gjermane tregojnë se në Dortmund gjenden plot 80,000 tifozë tulipanë, që po prodhojnë “show” në rrugët e qytetit gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco