Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Anulohet stërvitja dhe konferenca e Holandës një ditë para gjysmëfinales me Anglinë

Anulohet stërvitja dhe konferenca e Holandës një ditë para gjysmëfinales me Anglinë

22:50, 09/07/2024
A+ Aa A-

Holanda ka anuluar stërvitjen dhe konferencën për shtyp të planifikuar për pasditen e kësaj të marte pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales të së mërkurës kundër Anglisë.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë Federata e Futbollit të Holandës, përmes një reagimi në faqen zyrtare ku thekson se anulimi i transportit me tren solli si pasojë vonesën e mbërritjes së skuadrës në Dortmund.

“Skuadra holandeze nuk do të arrijë në Dortmund para kësaj mbrëmje. Holanda do të udhëtonte me tren nga Wolfsburg në Dortmund, por anulimi i kësaj forme transporti solli edhe anulimin e stërvitjes e të konferencës. Skuadra do të mbërrijë në Dortmund me aeroplan këtë mbrëmje në orën 21:20. Për këtë arsye, konferenca për shtyp në stadiumin e Borussia Dortmund me trajnerin Ronald Koeman dhe Nathan Ake, e cila për fat të keq ishte planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të ndodhë në këtë moment duke kërkuar opsione të tjera”, bëhet me dije në njoftimin e federatës holandeze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco