Southgate: Është momenti të shkruajmë historinë

Southgate: Është momenti të shkruajmë historinë

21:47, 09/07/2024
A+ Aa A-

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të gjysmëfinales së EURO 2024 ndaj Holandës, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, deklaron se ekipi i tij është gati për të shkruar historinë.

Duke folur për pikat e forta, anglezi theksoi se kryesorja në skuadrën e “Tre Luanëve” është fakti se tani ky ekip ka më pak frikë dhe më pak frenim.

“Ka ardhur momenti dhe skuadra është gati për të bërë historinë. Një nga pikat tona të forta ndër vite është fakti se tani kemi më pak frikë dhe jemi më pak të frenuar. Në fillim të turneut pritshmëritë peshonin shumë dhe zhurma nga jashtë nuk kishte qenë kurrë më e fortë”-tha fillimisht tekniku i Anglisë.

 

Më tej, i pyetur për zëvendësimet dhe për faktin që në ndeshjet e mëparshme ato janë bërë në një moment të konsideruar të vonë, Southgate u shpreh se është loja që i vendos ato.

“Loja do të vendosë zëvendësimet që ne bëjmë. Nuk janë të kushtëzuara se kur apo se kush duhet të zëvendësohet, e gjitha varet nga loja. Gjithmonë duke parë freskinë e ekipit dhe ekuilibrin e ekipit dhe nëse ndryshimet do të bëjnë një përmirësim të ekipit apo jo. Loja do të na çojë në një drejtim të caktuar që do të ndikojë pastaj edhe në vendimet”-shtoi trajneri i Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco