Holandë-Angli/  'Muri i verdhë' i Dortmundit do të ngjyroset portokalli

Holandë-Angli/ 'Muri i verdhë' i Dortmundit do të ngjyroset portokalli

17:30, 09/07/2024
A+ Aa A-

Mbështetja e Anglisë pritet të jetë më e vogël për herë të parë në këtë Europian, kur ata të përballen me Holandën në gjysmëfinalen e së mërkurës.

Djemtë e Garet Sauthgejtit kanë shijuar një avantazh virtual në stadium në të gjitha ndeshjet e tyre deri më tani në Gjermani, duke pasur pjesëmarrjen më të madhe të tifozëve. Megjithatë, zyrtarët presin që skuadra e Ronald Kumanit të mbështetet nga shumica e asaj që do të jetë një stadium i shitur prej 80.000 vendesh në Dortmund, me një ndarje 60-40% të tifozërisë. Të paktën gjysma e “Murit të Verdhë” të famshëm të Dortmundit do të kthehet në ngjyrë portokalli.

UEFA ka ndarë 50 për qind të zonës në “Vestfalenshtadion” për tifozët holandezë, me gjysmën tjetër në shitje të përgjithshme. Dhe pikërisht këtu duket se holandezët kanë fituar avantazhin për të qenë më të shumtë në numër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco