Bashkëshortja e Ronald Koeman me kancer, trajneri nuk largohet nga grumbullimi me Holandën

Bashkëshortja e Ronald Koeman me kancer, trajneri nuk largohet nga grumbullimi me Holandën

17:15, 09/07/2024
A+ Aa A-

 

Në prag të ndeshjes kundër Anglisë për gjysmëfinalet e Euro 2024, te Holanda nuk janë të qetë. Bartina Koeman, bashkëshortja e trajnerit Ronald Koeman është diagnostikuar me kancer në gji, teksa mediet holandeze bëjnë me dije se trajneri nuk do largohet nga grumbullimi.

“Kanceri është rikthyer. Në 2010 pasi iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pas disa seancash terapie arrita që ta kaloja, por tani është rikthyer. E bëj publik këtë fakt pasi dua që të shumë femra të tjera të bëjnë kujdes dhe t’i nënshtrohen kontrolleve periodike”, tha Bartina Koeman.

Pas kësaj deklarate u mendua se Ronald Koeman do t’i jepte fund bashkëpunimit me Holandën për t’iu dedikuar familjes. Por një hipotezë e tillë u hodh poshtë nga vetë trajneri i Holandës.

“Mendoj se për momentin Federata Holandeze e Futbollit nuk do ta ketë të lehtë të lirohet nga prezenca ime”, tha ai në një intervistë për “De Telegraaf”.

Holanda dhe Anglia luajnë nesër në orën 21:00 dhe kërkojnë një biletë për në finalen e madhe të Euro 2024 e cila do zhvillohet më 14 korrik në Berlin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco