Momenti kur Bellingham sulmon arbitrin që do gjykojë ndeshjen e Anglisë

12:17, 09/07/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti kur ylli anglez, Jude Bellingham, sulmon arbitrin që do të gjykojë ndeshjen e Anglisë kundër Holandës në gjysmëfinalet e Europianit.

Bëhet fjalë për trajnerin kontrovers gjerman, Felix Zwayer, i ndëshkuar për pjesëmarrje në manipulim ndeshjesh.

Në atë kohë, Bellingham luante për Borusian e Dortmundit në Gjermani dhe reagoi ashpër pas humbjes kundër Bajernit të Mynihut me rezultatin 3 me 2.

Borusia kishte kërkuar një penallti, por jo vetëm që nuk iu akordua, por më vonë arbitri dha një penallti kundër tyre për prekje të topit me dorë nga Hummels.

“Nëse i jep një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, të gjykojë ndeshjen më të madhe në Gjermani, atëherë çfarë pret,” tha Bellingham.

Ai u ndëshkua për këto komente, ndërkohë që ka pasur shumë presion që Zwayer të mos e drejtojë ndeshjen mes Anglisë dhe Holandës.

Kujtojmë se Zwayer arbitroi edhe ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco