E ka dërguar Spanjën në katërshe në çdo kategori, Luis de la Fuente është njeriu i gjysmëfinaleve

E ka dërguar Spanjën në katërshe në çdo kategori, Luis de la Fuente është njeriu i gjysmëfinaleve

11:09, 09/07/2024
A+ Aa A-

Spanja është sërish në gjysmëfinale të një Europiani. Prania e saj në këto “lartësi” ka filluar të bëhet e zakonshme. Është hera e gjashtë: dy midis viteve 1960 dhe 2004 dhe katër midis viteve 2008 dhe 2024. Katër nga pesë eurot e fundit kanë parë Spanjën në gjysmëfinale. Vetëm nëntë gjysmëfinalet e Gjermanisë shfaqen mbi Spanjën, e cila ndan të gjashtën me Francën, Italinë dhe Rusinë. Nëse për kombëtaren ka nënkuptuar një ndryshim rrënjësor, një shndërrim në ekip fitues, për trajnerin e saj, gjysmëfinalet janë thuajse një zakon.

Që kur mbërriti në Las Rozas në pranverën e vitit 2013, të qenit në top katërshe është normaliteti i tij. Në Mynih, sonte kundër Francës, do të jetë hera e dytë që drejton skuadrën e parë. E para ishte Liga e Kombeve e vitit 2023 që u mbyll me triumf. Ai e gjeti atë, sepse ishte një trashëgimi nga vepra e Luis Enrikes. Në “Euro 2024” në Gjermani, De la Fuente ka punuar pa u lodhur për ta çuar skuadrën aty ku thuajse askush nuk e besonte.

Në krye të ekipit U19 vjeç ai u kualifikua në Kampionatin Europian të Greqisë me një brez që kishte emra si Unai Simon, Rodri dhe Merino që janë në “Euro 2024”. Spanja U-19 u shpall kampione pasi eliminoi Francën në gjysmëfinale me dopietën e Asensios në dy minutat e fundit. Pas suksesit me U-19, De la Fuente u katapultua te Spanja U-21. Ai drejtoi për dy cikle dhe të të dyja rastet “La Rojita” shkoi në gjysmëfinale. Në vitin 2023 erdhi kalimi te kombëtarja A. Që në muajt e parë arriti të fitonte Ligën e Kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco