'Në Spanjë e kam të vështirë të jem i lumtur', Morata paralajmëron largimin nga kombëtarja

'Në Spanjë e kam të vështirë të jem i lumtur', Morata paralajmëron largimin nga kombëtarja

17:51, 08/07/2024
A+ Aa A-

 

Alvaro Morata ka lëshuar disa deklarata që kanë krijuar jo pak rrëmujë në radhët e përfaqësueses së Spanjës e cila po bëhet gati për të luajtur gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Francës.

Kapiteni i “La Roja”, ka deklaruar në një intervistë për “El Mundo” se po mendon largimin nga përfaqësuesja spanjolle e ndoshta edhe nga Spanja, pasi nuk e ndjen veten të vlerësuar në vendin e tij.

“Ky mund të jetë turneu im i fundit. Është një mundësi për të cilën nuk kam qejf të flas shumë, por është e mundshme”, tha lojtari i cili pak ditë më parë deklaroi se ishte gati të qëndronte te Atletiko Madrid, por tani duket se e mendon ndryshe.

Shkak janë bërë kritikat e shumta që ka marrë nga tifozët spanjollë për vite me radhë.

“Në Spanjë e kam të vështirë të jem i lumtur. Pa dyshim që jam më i lumtur jashtë. E kam thënë shumë herë. Mbi të gjitha njerëzit më respektojnë. Në Spanjë nuk ka respekt për askënd dhe asgjë”, vijoi lojtari i cili shpjegoi edhe lotët e tij në fund të ndeshjes me

“Ditën e kaluar njerëzit thanë që unë po qaja pasi më kishin dhënë një karton të verdhë. Çfarë budallallëku është ky! Unë po qaja pasi vendi im, me mua si kapiten, kishte arritur në gjysmëfinale.

Unë nuk do të mund të kritikoja kurrë dikë që po qante për këtë arsye,. Por unë kritikohem, edhe pse do të isha gati të këputja një dorë për të fituar Europianin”, tha ndër të tjera Morata në intervistën e tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco