Lajmi i fundit

VIDEO/ Krimi në Memaliaj, pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3-fishtë…

A kishte gabim teknik te Spanjë-Gjermani? UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm

A kishte gabim teknik te Spanjë-Gjermani? UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm

17:38, 08/07/2024
A+ Aa A-

UEFA ka shpjeguar vendimin e diskutueshëm që çoi deri tek krijimi i peticionit që një ndeshje e Euro 2024 të riluhet. Perballja mes Gjermanisë dhe Spanjës përfundoi me shumë polemika teksa ekipi i Luis De La Fuentes avancoi në raundin tjetër. Dani Olmo hapi serinë e golave pas pushimit mes pjesëve para se Florian Wirtz të shënonte në minutat e fundit për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Mikel Merino ishte ‘heroi’ i i Spanjës me golin që shënoi në minutën e 120-të për t’ia siguruar kalimin ‘Furisë së Kuqe’ në gjysmëfinale të Euro 2024. Por para se Merino të shënonte golin, gjermanët menduan se duhej të kishin marrë një penallti kur gjuajtja e Jamal Musialas goditi dorën e Marc Cucurellas duke bërë që të ‘shpërthejnë’ polemikat.

Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atwell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR. Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti, andaj sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.

“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.

Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco