Bellingham nuk e llogarit Holandën: Në finale dua Spanjën!

Bellingham nuk e llogarit Holandën: Në finale dua Spanjën!

16:54, 08/07/2024
A+ Aa A-

 

Jude Bellingham ka dhënë një deklaratë për “TeleDeporte” teksa shprehet i sigurt që Anglia do të kalojë në finale, por shpreson të përballet me Spanjën.

“Tre Luanët” sfidojnë të mërkurën Holandën e Ronald Koeman, por ylli i Real Madrid në deklaratën e tij lë të nënkuptohet që vëmendja e tij është që tani te finalja duke anashkaluar rrezikun e madh që paraqet Holanda.

“Shpresoj të gjej Spanjën në finale. La Roja ka luajtur shumë mirë në këto tre javët e fundit, që nga fillimi i Kampionatit Europian. Gjithçka është e mundur, por tani mbetem i fokusuar tek Anglia dhe shokët e mi dhe te Holanda, e cila do të jetë kundërshtari ynë i radhës”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco