EURO 2024/ UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

EURO 2024/ UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

16:16, 08/07/2024
A+ Aa A-

 

 

Holanda dhe Anglia do të përballen të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Europianit.

UEFA ka zbuluar se arbitri që do të vendosë drejtësi, ishte i njëjti që arbitroi ndeshjen Itali-Shqipëri. Bëhet fjalë për gjermanin Felix Zwayer.

43-vjeçari ishte gjithashtu sinjalizuesi i ndeshjes së 1/16-tës së Holandës kundër Rumanisë, të cilën “tulipanët” e fituan 3-0.

Në dhjetor 2021, Zwayer u bë objekt polemikash në vendin e tij pasi mori disa vendime të dyshimta në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich, që u kritikua ashpër nga tifozët verdhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco