Bellingham: Penalltitë? Çështje mentaliteti, unë i besoj vetes gjithmonë

Bellingham: Penalltitë? Çështje mentaliteti, unë i besoj vetes gjithmonë

09:24, 08/07/2024
A+ Aa A-

Pas kualifikimit me penallti ndaj Zvicrës në çerekfinale, lojtari i Anglisë, Jude Bellingham, beson se 11-metërshat kanë të bëjnë vetëm me mentalitetin e një lojtari.

Anglezët u treguan të saktë në të gjithë penalltitë që goditën teksa fantazisti theksoi se ai beson shumë vetes dhe asaj që ushtron çdo ditë në stërvitje.

“Penalltitë janë çështje mentaliteti, por edhe stërvitjeje. Unë besoj se kjo skuadër është shumë në rregull me mentalitetin, pasi është pikërisht mentaliteti që na ka mbajtur në lojë gjatë këtij Europiani. Unë i besoj vetes sime dhe rutinës sime të përditshme në stërvitje, i besoj këshillave të trajnerit dhe stafit”, u shpreh Bellingham. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco