Katër gjigandë të futbollit që synojnë trofeun, ja kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

Katër gjigandë të futbollit që synojnë trofeun, ja kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

19:40, 07/07/2024
A+ Aa A-

 

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e djeshme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut. “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën.

GJYSMËFINALET:

SPANJË – FRANCË 9 KORRIK 21:00

HOLANDË – ANGLI 10 KORRIK 21:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco