VIDEO/ Turqia e pafat, Holanda kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale

VIDEO/ Turqia e pafat, Holanda kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale

22:54, 06/07/2024
A+ Aa A-

Në “Olympiastadion” të Berlinit u luajt çerekfinalja e fundit e Euro 2024 mes Holandës dhe Turqisë, shkruan Syri.net.

Holanda arriti një fitore me përmbysje 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e papritur, 1-0 për Turqinë.

Në minutën e 36-të pas një krosi në zonë Aykadin gjuan saktë me kokë, duke kaluar turqit në avantazh.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën, në minutën e 70-të Holanda barazon me mbrojtësin De Vrij.

“Tulipanët” marrin zemër nga ky gol dhe arrijnë të përmbysin rezultatin, me Gakpo që shënon për 2-1 në të 76’.

Turqia pati disa raste për barazim, por ishte e pafat.

Holanda pret kështu biletën e gjysmëfinales, ku do të përballet me Anglinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco