Trishtimi i Xherdan Shaqirit: Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti

Trishtimi i Xherdan Shaqirit: Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti

22:42, 06/07/2024
A+ Aa A-

Eliminimi me penallti nga Anglia në çerekfinalet e Europianit e ka trishtuar tej mase, Xherdan Shaqiri, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë të shtesave.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, futbollisti me origjinë shqiptare, ndër të tjera deklaroi: “Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh.

Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Europian të mirë.

Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco