VIDEO/ Angli-Zvicër, tjetër çerekfinale shkon në shtesë

VIDEO/ Angli-Zvicër, tjetër çerekfinale shkon në shtesë

19:52, 06/07/2024
A+ Aa A-

Anglia dhe Zvicra po luajnë në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Ashtu si dje ku koha e rregull në të dyja ndeshjet çerekfinale, Spanjë-Gjermani dhe Francë-Portugali, u mbyll në barazim, edhe çerekfinalja e sotme Angli-Zvicër (1-1) shkon në shtesë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe për më tepër pa raste për shënim.

Në fraksionin e dytë të lojës Zvicra luan më mirë dhe në minutën e 75-të Embolo shënon golin e avantazhit.

Nuk zgjat shumë gëzimi i zviceranëve, pasi Saka në minutën e 80-të me një goditje me të majtën nga jashtë zone, barazon shifrat.

Me këtë rezultat 1-1 mbyllet koha e rregullt dhe tashmë do të luhen dy shtesa nga 15 minuta.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco