Zvicra synon mrekullinë ndaj Anglisë, publikohen formacionet zyrtare

Zvicra synon mrekullinë ndaj Anglisë, publikohen formacionet zyrtare

16:59, 06/07/2024
A+ Aa A-

Pasi eliminoi Italinë me lojë bindëse në fazën e 1/8-ave, Zvicra “kërkon kokën” e Anglisë në fazën çerekfinale, teksa motivimi dhe besimi është maksimal te helvetët e udhëhequr në fushë nga kapiteni shqiptar Granit Xhaka.

Zviceranët janë padyshim surpriza më e bukur e këtij Europiani, teksa përballë do të gjejnë një Angli që ndonëse ka mbërritur në çerekfinale, është përballur me lumë kritikash për lojën e dobët dhe aspak bindëse.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë në Dusseldorf, aty ku në mbrëmje vetëm njëra mes Anglisë dhe Zvicrës, do të vijojë më tej rrugëtimin në Europian.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco