Lajmi i fundit

Të shtëna me armë në një lokal në plazhin e Tales, një i plagosur

Ndihmëstrajneri gjerman u fut furishëm në dhomën e arbitrit anglez dhe e sulmoi ashpër me fyerje

Ndihmëstrajneri gjerman u fut furishëm në dhomën e arbitrit anglez dhe e sulmoi ashpër me fyerje

12:48, 06/07/2024
A+ Aa A-

Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, Anthony Tayler.

Ky i fundit nuk akordoi një penallti në kohën shtesë, pasi lojtari spanjoll Marc Cucurella bllokoi një gjuajtje nga Jamal Musiala me dorën e tij të majtë.

Vendimi ka ngjallur shumë debate në botën sportive.

Por ndihmëstrajneri gjerman, Sandro Wagner nuk e ka pritur mirë këtë vendim.

Gazeta BILD shkruan se pas ndeshjes, ai ka shpërthyer drejt dhomës së zhveshjes së arbitrit.

Burimet thanë se në dhomën e zhveshjes, Wagner ka fyer me zë të lartë arbitrin Taylor.

Ende nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë fjalët e përdorura nga Wagner.

Deri vonë, Wagner nuk ka bërë asnjë koment për këtë incident.

Kurse arbitri britanik u largua nga stadiumi pa dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco