'Jam krenar, nuk dorëzohemi'/ Deschamps shijon kualifikimin, por tremb tifozët: Mbappe është...

'Jam krenar, nuk dorëzohemi'/ Deschamps shijon kualifikimin, por tremb tifozët: Mbappe është...

12:41, 06/07/2024
A+ Aa A-

Me një mbrojtje “bunker” dhe perfekt nga 11-metra distancë, 5 në 5 penallti të sakta, Franca “fluturoi” në gjysmëfinale, aty ku gjen Spanjën, një tjetër super sfidë që rezervon ky Evropian. Ndaj Portugalisë, ashtu siç kanë bërë deri më tani në këtë Evropian, ekipi i Deschamps thjesht u mbrojt, ndërsa në fazën sulmuese bëri shumë pak. As Portugalia nuk shkëlqeu, duke bërë që koha e rregullt dhe shtesa të mbyllej me rezultatin e bardhë 0-0 duke vendosur fatin e këtij takimi nga “ruleta” e penalltive, aty ku gaboi vetëm Joao Felix.

Tingëllon e pabesueshme, por Franca shkon në gjysmëfinale me 3 gola të shënuar në total, 2 autogola dhe një penallti e Kylian Mbappe, por kjo ka pak rëndësi për Deschamps: “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të fortë, mund edhe ta fitonim në kohën e rregullt. Duhet të argëtohemi, jemi në gjysmëfinale.

Është një motiv krenarie për lojtarët e mi, edhe për mua, ia dolëm edhe pse nuk ishim perfekt, nuk dorëzohemi. Mbappe? Ai e kërkoi zëvendësimin pak përpara penalltive. Ai është gjithnjë i sinqertë me mua dhe me grupin. Ai ka probleme me shpinën, plus goditja në hundë, është me të vërtetë shumë i lodhur”, u shpreh Deschamps pas ndeshjes.

Ky ishte Evropiani i fundit për dy legjenda si Ronaldo dhe Pepe, ndërsa trajneri Martinez ndihet krenar për atë që ekipi i tij dha në fushë: “Është një moment i trishtueshëm, pasi lojtarët dhanë gjithçka, treguan vlerat e futbollit portugez. Është e trishtueshme pasi tifozët tanë meritonin të ishin të lumtur, por largohemi me kokën lart”, u shpreh Roberto Martinez.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco