Anglia dhe Zvicra luajnë biletën e gjysmëfinales

Anglia dhe Zvicra luajnë biletën e gjysmëfinales

12:17, 06/07/2024
A+ Aa A-

Anglia dhe Zvicra, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Europianit.

Pavarësisht se nuk kanë treguar paraqitje bindëse, kombëtarja e “3 luanëve” vjen si favorite në këtë takim.

Kritikat për skuadrën e drejtuar nga Southgate, kanë qenë të shumta këtë Europian, për shkak të formës aspak të mirë të treguar. Për sfidën e sotme, anglezët do të kenë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje, siç është ajo e Guehi.

Shumë ndryshe është situata te zviceranët, që vijnë në këtë përballje me moralin e lartë. Helvetët eliminuan një nga pretendentët, siç është Italia dhe duan ta vazhdojnë sa më gjatë në këtë turne.

Kombëtarja zvicerane, shpesh ka treguar se mund t’i hapë probleme ekipeve të mëdha dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe ndaj Anglisë.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes është italiani Daniele Orsato, i cili do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini. Gjyqtari i katërt është gjermani Daniel Siebert, kurse në sallën e VAR-it italiani Massimiliano Irrati.

Në pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Anglia ka fituar katër herë, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim. Helvetët do të kërkojnë të thyejnë “tersin”, për të prerë biletën e gjysmëfinales.

Ndeshja mes Anglisë dhe Zvicrës, është planifikuar të luhet duke nisur nga ora 18:00, e kësaj të shtune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco