Zhgënjim i madh te Gjermania, Nagelsmann: Sa e dhimbshme!

Zhgënjim i madh te Gjermania, Nagelsmann: Sa e dhimbshme!

22:23, 05/07/2024
A+ Aa A-

E dhimbshme të eliminohesh në çerekfinalet e një Europiani që zhvillohet në shtëpi një minutë përpara penalltive.

Gjermania arriti me mund të barazonte me Wirtz një minutë përpara fundit të kohës së rregullt. Por njësoj e pësoi nga Spanja në “limitet” e kohës shtesë.

Kombëtarja iberike triumfoi 2-1 në 120 minuta “betejë” në Stuttgart, dhe tashmë në gjysmëfinalet e Euro 2024 pret fituesin e Portugali-Francë

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann e ka të vështirë të flasë pas humbjes tronditëse.

“Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh (Botërori 2026).

Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, theksoi tekniku 36-vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco