VIDEO/ Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

VIDEO/ Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

20:44, 05/07/2024
A+ Aa A-

Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net.

Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila fitoi në kohën shtesë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy skuadrat luajtën me mjaft kujdes për t’u mos ndëshkuar.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të është Dani Olmo që pas një asisti të Yamal e dërgon topin pas shpinës së Manuel Neuer, duke kaluar Spanjën në avantazh.

Fundi është emocionues dhe dramatik. Gjermania barazon në minutën e 89-të me Florian Wirtz.

Me rezultatin 1-1 mbyllet koha e rregullt, teksa në shtesë, në minutën e 119-të Merino me kokë shënon golin e fitores së spanjollëve, që kualifikohen në gjysmëfinale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco