Foden mbron Southgate: Trajneri nuk ka faj për lojën tonë zhgënjyese

Foden mbron Southgate: Trajneri nuk ka faj për lojën tonë zhgënjyese

21:54, 04/07/2024
A+ Aa A-

Anglia është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Europianit, ku do të përballet me Zvicrën mbrëmjen e të shtunës, megjithatë “tre luanët” janë kritikuar jo pak për lojën e dobët që kanë zhvilluar gjatë këtij kompeticioni.

Në krah të trajnerit Southgate këtë herë ka dalë sulmuesi i Manchester City-t, Phil Foden, i cili ka deklaruar se fajin për lojën e dobët e kanë vetë futbollistët e Anglisë.

“E kam dëgjuar shpesh këtë kritikë, por faji nuk është i trajnerit. Nuk ka trajner që u thotë futbollistëve të luajnë keq, ndaj përgjegjësia mbetet vetëm e jona. Unë u zgjodha futbollisti më i mirë i Premier League, por këtu nuk po e tregoj këtë gjë, ndaj edhe jam disi nervoz. Trajneri na udhëzon të qëndrojmë lart dhe të bëjmë futboll të bukur, por tani na takon neve të marrim përgjegjësitë”, u shpreh Foden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco