Hakan Çalhanoglu: Me Turqinë po bëjmë diçka madhështore

Hakan Çalhanoglu: Me Turqinë po bëjmë diçka madhështore

18:31, 04/07/2024
A+ Aa A-

Pavarësisht se ai nuk ishte prezent në fush ën e lojës në ndeshjen kundër Austrisë, ditën e djeshme ka dalë përpara mediave si një nga personazhet më të rëndësishëm të Turqisë.

Hakan Çalhanoglu thotë se është shumë i lumtur që në sfidën e radhës do të luajë pasi vuajti shumë duke qëndruar jashtë fushës së lojës.

Fillimisht u thur elozhe shokëve të skuadrës që bënë gjithçka për të siguruar kualifikimin.

“Dua të uroj të gjithë ekipin për atë që bëri në fushën e lojës. Ne punojmë gjithmonë në 100%. E treguam dhe e reflektuam në fushën e lojës. Jemi shumë të lumtur. Jam i bindur që edhe njerëzit tanë janë të lumtur. Të shihja njerëzit nëpër rrugë që festonin si të çmendur është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ka thënë fillimisht mesfushori i Interit.

Ai foli për sfidën që e pret kombëtaren e tij kundër Holandës. “Mendoj se do të jetë një ditë shumë e bukur. Ne do të përgatitemi maksimalisht. Nëse do të luajmë siç duam dhe siç dimë atëherë me shumë mundësi do të marrim rezultat pozitiv. Berlini do të jetë si shtëpia jonë sepse kemi tifozët më të mirë të Kampionatit Europian”, shtoi Çalhanoglu.

Kundër Austrisë ishte si një hakmarrje për humbjen e turpshme që pësuan pak javë më parë me rezultatin 6-1 në Vjenë.

“Ishim të plagosur nga ajo situatë dhe të gjithë lojtarët po flisnin për këtë. E treguam në fushën e lojës. Morëm hakmarrje dhe ia dolëm më së miri. Donim patjetër ta fitonim atë ndeshje dhe jam i lumtur që ia dolëm. Unë flas gjithmonë përpara ndeshjeve. Edhe këtë herë kisha një fjalim për të karikuar skuadrën. Nuk e them se çfarë”, theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco