‘Messi i Turqisë’ tremb holandezët: Në gjysmëfinale kalojmë ne

‘Messi i Turqisë’ tremb holandezët: Në gjysmëfinale kalojmë ne

16:54, 04/07/2024
A+ Aa A-

Arda Guler, sulmuesi i Turqisë së Vincenzo Montellas, ka folur në lidhje me kualifikimin përballë Austrisë. Por edhe për sfidën e radhës me Holandën në çerekfinalet e Euro 2024.

“Demiral shënoi dy gola shumë të bukur. I dyti erdhi falë një shkëputjeje të mirë me kokë. Të gjuash goditjet e këndit duke marrë shënjestër kokën e tij është diçka e lehtë“.

Kundër Austrisë, 19-vjeçari shfaqi personalitet dhe doza lideri në mungesë të kapitenit Calhanoglu, teksa u bë protagonist edhe me një asistim.

“Jam shumë i lumtur që dhashë asistin tim të parë, pasi kisha shënuar edhe golin e parë në këtë turne. Por gjëja më e rëndësishme është fitorja e skuadrës. Jam shumë i lumtur për kontributin tim.

Çerekfinalet? Holanda është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të kalojmë në gjysmëfinale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco