Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

'Na vodhën gjithçka', grabitet sërish shtëpia e Alvaro Moratës

'Na vodhën gjithçka', grabitet sërish shtëpia e Alvaro Moratës

15:51, 04/07/2024
A+ Aa A-

 

Ndërkohë që Alvaro Morata është i përqendruar tek Euro 2024 me Spanjën, që të premten do të sfidojë vendasit e Gjermanisë për një biletë në gjysmëfinale, familja e tij ka rënë pre e një grabitjeje!

Gruaja e 31-vjeçarit të Atletico Madrid, Alice Campello ka lajmëruar me anë të postimi në rrjetet sociale ngjarjen e hidhur. Që për fat të mirë u mbyll me vetëm dëme materiale.

“Dje na vodhën gjithçka që kishim marrë me vete në pushime. Preferoj ta them vetë e para këtë që ndodhi përpara se të merret vesh nga të gjithë. Ju siguroj që të gjithë jemi mirë.

Tani jemi të rrethuar me njerëz që janë 24 orë me ne, jemi më të qetë”, shkruan modelja dhe sipërmarrësja italiane, që ndodhej me pushime në vendlindje bashkë me 4 fëmijët.

Kjo nuk është hera e parë që grabitet shtëpia e familjes Morata, pasi ka ndodhur më parë edhe në vitin 2019 në Mirasierra, lagje e Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco