Gündogan: Gjermania e ka humbur identitetin, shkak emigracioni

Gündogan: Gjermania e ka humbur identitetin, shkak emigracioni

10:21, 03/07/2024
A+ Aa A-

 

Kapiteni i Gjermanisë, İlkay Gündogan, u intervistua nga “The Athletic” ku foli për turneun e Euro 2024 që po luan Gjermania.

Mesfushori lartësoi disa karakteristika morale të skuadrës së Nagelsmann, ndërsa theksoi se skuadra po njeh rritje nga ndeshja në ndeshje.

“Qëndrimi që treguam në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës (Gjermania u rikthye për të barazuar 1-1 në kohën e lëndimit) është pjesë e rritjes sonë. Procesi është të mos dorëzohesh, pavarësisht vështirësive në një turne si ky, është e nevojshme të përparosh”, thaGyndoan.

Mesfushori më pas nënvizon sesi është kombëtarja në ndërtim e sipër: “Sa më shumë të luajmë, aq më mirë bëjmë. Në fund të fundit, kjo skuadër është bashkuar në muajt e fundit. Ne kemi bërë përparime të mëdha në një kohë kaq të shkurtër, stafi stërvitor e ka trajtuar shumë mirë situatën kur ata e nisën këtë rrugëtim vitin e kaluar”, vijoi kapiteni i Gjermanisë.

Gündogan me origjinë turke dha edhe një koment mbi sondazhin shqetësues të kryer nga transmetuesi shtetëror gjerman “ARD”, i cili pyeti nëse kombëtarja duhet të kishte më shumë lojtarë të bardhë, me 21% të 1304 personave të intervistuar që u përgjigjën me “po”. Kimmich e quajti sondazhin “përgjithësisht racist”.

İlkay merr frymë thellë para se të japë përgjigjen e tij, me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë: “Rezultatet e atij sondazhi nuk më befasuan dhe aq shumë, kjo nuk është diçka unike për Gjermaninë. Para fillimit të turneut më dha ndjesinë se dikush po përpiqej të krijonte disa ndarje në këtë ekip për Euro 2024. Gjermania është shumë mirë, për mendimin tim ka lojtarë me emigracion në sfond dhe kanë sjellë diçka ndryshe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco