Rumani-Holandë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Rumani-Holandë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

16:51, 02/07/2024
A+ Aa A-

Në orën 18:00, në Munich Football Arena’ do të luhet sfida e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Euro 2024 mes Rumanisë dhe Holandës, shkruan Syri.net.

Holandezët kanë fituar dhjetë nga 14 ndeshjet e tyre kundër Rumanisë, duke shënuar 29 gola.

Rumunët arritën të merrnin 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në një grup ku të gjithë përfunduan me pikë të barabarta, por një kombinim rezultatesh bëri të mundur që Rumania ta kryesonte atë para ekipeve si Belgjika, Sllovakia apo Ukraina. Ata duan të tregojnë forcën dhe të shkruajnë historinë sot, nëpërmjet një fitoreje kundër holandezëve.

Nga ana tjetër, Holanda, pati një rrugëtim të vështirë deri këtu. Edhe ata arritën të koleksiononin 4 pikë, me të njëjtat rezultate, por humbja në takimin e fundit kundër Austrisë djeg shumë për ekipin e Ronald Kumanit. Ata treguan shumë problematika në lojë gjatë 3 takimeve të para, dhe shumica thojnë që fati i ndihmoi që të kualifikoheshin. Pikërisht ky është synimi kryesorë i “tulipanëve”, që t’i shuajnë këto kritika dhe t’i tregojnë Europës që janë pretendent për fitimin e trofeut.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco