Mbyllet pa gola dhe koha shtesë, Portugali-Slloveni shkon në penallti

Mbyllet pa gola dhe koha shtesë, Portugali-Slloveni shkon në penallti

23:34, 01/07/2024
A+ Aa A-

“Luzitanët” e Portugalisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0 me 0, në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballë Sllovenisë, duke e dërguar kështu sfidën për në kohën shtesë, pavarësisht se dominuan totalisht 90 minutëshin.

Një pengesë e madhe në lojën portugeze mund të konsiderohet edhe përqëndrimi i aksioneve, te lideri i tyre, Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se pati një mori shansesh, duket se i ka humbur reflesket e vjetra, duke lënë disi në “baltë”, Kombëtaren e tij.

Tashmë nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohës shtesë, ku me këtë intensitet loje mund të thuhet se gjithçka mund të ndodhë, përfshirë këtu edhe një surprizë të madhe si kualifikimi për herë të parë i Sllovenisë në çerekfinale e një turneu madhor. 

Portugezët kanë dështuar sërish të shënojnë në portën e Sllovenisë, pas plot 104 minutash, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit.

Një penallti e fituar më së miri nga “fantazisti”, Diogo Jota është shpërodruar nga “ylli” i ekipit, Cristiano Ronaldo, me kapitenin portugez, i cili dërgon topin në krahun e djathtë të portës, por që pritet nga “gardiani” slloven, Jan Oblek. Rezultati mbetet në 0 me 0. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco