VIDEO/ Franca kualifikohet me vuajtje në çerekfinale, Belgjika e pëson në fund

VIDEO/ Franca kualifikohet me vuajtje në çerekfinale, Belgjika e pëson në fund

19:53, 01/07/2024
A+ Aa A-

Në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit u luajt sfida e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Euro 2024 mes Francës dhe Belgjikës, shkruan Syri.net.

Franca arriti të kualifikohet në çerekfinale, falë një goli në fundin e sfidës nga Kolo Muani.

Në pjesën e parë nuk u gjend rruga e rrjetës, ku të dy ekipet luajtën me mjaft kujdes.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e ngjashme, por kur u duk se gjithçka do të shkonte në shtesë, shënohet gol.

Në minutën e 85-të Kolo Muani gjen rrugën e rrjetës së belgëve, duke kaluar Francën në avantazh (UEFA e quajti autogol devijimin e Vertonghen).

Ky ishte goli i vetëm i sfidës, me belgët që eliminohen dhe francezët vazhdojnë rrugëtimin e tyre, me pretendimin për të fituar trofeun

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco