UEFA merr vendimin për Declan Rice pas incidentit në ndeshjen me Sllovakinë

UEFA merr vendimin për Declan Rice pas incidentit në ndeshjen me Sllovakinë

19:19, 01/07/2024
A+ Aa A-

UEFA ka marrë një vendim në lidhje me dënimin e mundshëm të Declan Rice pas incidentit që ndodhi pas fitores së Anglisë me Sllovakinë.

Anglia dhuroi një tjetër paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e fazës e 1/8 së finales ndaj Sllovakisë të dielën.

Ekipi i Gareth Southgate ishte vetëm dy minuta larg eliminimit, por Jude Bellingham dhuroi një super gol në mënyrë akrobatike për të barazuar rezultatin në minutën e pestë të kohës shtesë.

Harry Kane më pas shënoi në kohën shtesë dhe Anglia fitoi me rezultatin 2-1, ndonëse situata u tensionua pas përfundimit të takimit.

Declan Rice u përplas me trajnerin e Sllovakisë, Francesco Calzona, dhe u desh që bashkëlojtarët e tij Ivan Toney, Ezri Konsa dhe Aaron Ramsdale të përkujdeseshin që situata të mos ndizej më keq.

Trajneri italian iu drejtua gjyqtarëve të ndeshjes rreth kohës së humbur nga lojtarët e Anglisë, para se të shtyjë Ricen kur më pas ylli i Arsenalit u konfrontua me të.

Kishte frikë se Rice mund të përballet me një pezullim pas këtij incidenti, potencialisht duke humbur ndeshjen ndaj Zvicrës në çerekfinale të shtunën.

Fatmirësisht për Rice, UEFA ka vendosur të mos e dënojë atë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë.

Trupi gjykues i UEFA-s e rishikoi raportin e gjyqtarit të ndeshjes dhe vendosi që të hap masa disiplinore ndaj “Tre Luanëve” për ndezjen e fishekzjarrëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco