Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili: Krenar për Europianin tonë

Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili: Krenar për Europianin tonë

17:16, 01/07/2024
A+ Aa A-

Kampionati Europian i Gjeorgjisë përfundoi të dielën, e bashkë me të edhe për Giorgi Mamardashvilin, një prej portierëve më të mirë në kompeticion.

Portieri i Valencias spikati në fushë, duke qenë protagonist absolut dhe as kundër Spanjës nuk u paraqit keq, pavarësisht se në fund u mundën me rezultatin 4-1.

Duke folur në një intervistë për mediet spanjolle pas kësaj sfide, gjeorgjiani deklaroi se është krenar për rrugëtimin e tyre.

“Ne duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë Kampionat Europian sepse i dhamë Gjeorgjisë një turne të madh dhe çdo lojtar luajti me përkushtim të madh. Sigurisht, është e trishtueshme të humbasësh në 1/8-at, por duhet të jemi gjithashtu të lumtur sepse deri vonë nuk e kishim imagjinuar të arrinim deri në këtë pikë”, tha fillimisht ai.

Ndërsa i pyetur se kë skuadër sheh si favorite për të fituar trofeun, portieri theksoi se sipas tij është Spanja.

“Spanja është favoritja e këtij turneu dhe mendoj se do ta fitojë. Ishte keq që u përballëm me këtë ekip në 1/8-at , por për ne nuk është fundi, ne do të kthehemi më të fortë”, tha Mamardashvili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco