'Tre Luanët' në çerekfinale, Anglia 'zgjohet' vetëm në minutat shtesë dhe siguron kualifikimin

'Tre Luanët' në çerekfinale, Anglia 'zgjohet' vetëm në minutat shtesë dhe siguron kualifikimin

20:39, 30/06/2024
A+ Aa A-

Anglia shmang disfatën, teksa triumfoi në Europian ndaj Sllovakisë, vetëm falë një përmbysje 2-1. Për të përcaktuar fituesin, u nevojiten 120 minuta lojë, mes spektaklit në Gelsenkirchen.

Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.

Tre Luanët”, provuan gjithçka deri në minutën e 95 teksa u dalën më herët edhe nga shtylla pas një goditje të Declan Rice.

Mirëpo, u desh një roveshatë e Jude Bellingham që Anglia të mbetej pjesë e këtij Europiani duke e dërguar kështu ndeshjen në kohën shtesë. Të entuziazmuar në maksimum nga goli në fundin e lojës, britanikët shënuan menjëherë edhe golin e përmbysjes në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë. Harry Kane u gjend i lirë në zonë dhe me gjithë kuadratin e portës në dispozicion, nuk mund të gabonte.

Në pjesën e dytë shtesë, Anglia menaxhoi më së miri avantazhin dhe pavarësisht vuajtjes, ia doli të kualifikohej për në çerekfinale aty ku do të përballet me Zvicrën. Sakaq, përfundon në 1/8-tat aventura e Sllovakisë në Euro 2024 që gjithsesi la shenjë sidomos pas kësaj sfide me Anglinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco