Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Misteri i mandateve në dorën e Irena Gjokës

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Anglia barazon rezultatin

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Anglia barazon rezultatin

19:57, 30/06/2024
A+ Aa A-

Në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate, po sfidojnë Sllovakinë, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Euro 2024, shkruan Syri.net.

Në minutën e 24, Sllovakia kalon në avantazh falë golit të Schranz.

Një aksion perfekt i djemve të Francesco Calzona u finalizua më së miri nga “fantazisti” i sulmit Ivan Schranz, i cili me një goditje diagonale brenda zonës tund rrjetën e Pickford.

Në fillim të pjesës së dytë, Anglia vendos baraspeshën me anë të Foden. Sulmuesi shënon me portën e boshatisur, pas asistit të marrë nga Trippier. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

Në “frymën e fundit” të sfidës ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e djemve të Gareth Southgate.

Ishte pikërisht “ylli” i tyre, Jude Bellingham, i cili me një goditje akrobatike dërgon topin në rrjetë, duke shokuar portierin Dubravka e duke nisur festën e madhe të anglezëve. Rezultati shkon në 1 me 1 dhe loja pritet të shkojë në kohën shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco