Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Misteri i mandateve në dorën e Irena Gjokës

EURO 2024/ Angli-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

EURO 2024/ Angli-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

17:04, 30/06/2024
A+ Aa A-

Pas Zvicrës dhe Gjermanisë, të cilat siguruan “biletën” e parë çerekfinale, në Euro 2024, mbrëmjen e kësaj të shtune do të mësohet edhe një tjetër ekip që do të kalojë këtë fazë, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate, do të sfidojnë Sllovakinë në sfidën e radhës, të fazës së 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Sa i përket formacioneve, tekniku anglez i ka pozicionuar në fushë nënkampionët e Evropës, me rreshtimin 4-2-3-1, me portën që mbrohet nga Pickford. Në mbrojtje vendosen Walker e Trippier, në krah, ndërsa Stones e Guehi pozicionohen në qendër. Para vijës së fundit janë vendosur Mainoo e Declan Rice, ndërsa Saka, Foden e Jude Bellingham pozicionohen pas “bomberit”, Harry Kane.

Në krahun tjetër, tekniku Francesco Calzona i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur Dubravka. Në krahët e mbrojtjes janë Hancko e Pekarik, me qendrën që mbulohet nga Vavro e Skriniar. Në mesfushë janë vendosur Kucka, Lobotka e Ondrej Duda, ndërsa sulmi përbëhet nga “tridenti” Schranz, Strelec, Haraslin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco