Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Marrëveshja Rama-Dumani në prag të kongresit

Çmimi i Madh i Austrisë/ Dominon Verstappen, lë pas McLaren

Çmimi i Madh i Austrisë/ Dominon Verstappen, lë pas McLaren

15:52, 29/06/2024
A+ Aa A-

 

Max Verstappen fitoi garën Sprint të Çmimit të Madh të Austrisë. Holandezi i Red Bull dominoi para makinave McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris me të cilat i dha jetë një dueli të madh.

Vendi i katërt për Mercedesin e George Russell dhe i pesti për Ferrarin e Carlos Sainz junior. I gjashti Lewis Hamilton, i shtati Charles Leclerc me Ferrarin tjetër dhe pastaj Sergio Perez me Red Bullin e dytë.

Verstappen u konfirmua i pandalshëm me një makinë superiore. Pavarësisht ndonjë problemi me menaxhimin e Power Unit në fazat e para të garës, holandezi ia doli t’i mbyllë 23 xhirot e garës së shkurtër me një distancë komode prej 4”6 ndaj Piastrit që ishte i jashtëzakonshëm për të përfituar edhe nga dera që iu la hapur nga shoku i skuadrës Lando Norris, që shpërtheu në ndjekje të Verstappen.

Momenti sensacional ishte në xhiron e pestë, kur Lando sulmoi dhe parakaloi Max që gjithsesi kryqëzoi trajektoren dhe pastaj me sistemin DRs mori kryesimin në shkëputjen pasardhëse. Pikërisht Norris ishte ai që mbeti i humbur pasi i parakaluar nga Verstappen, nuk ja doli të mbyllte derën ku u fut dhe shoku i skuadrës duke e lënë Landon në vend të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco