Lajmi i fundit

LIVE/ PL organizon forumin rajonal 'Ballkani dhe sfidat gjeopolitike'

Zvicër-Itali/ Spalletti mendon edhe për penalltitë, ja të përzgjedhurit e trajnerit

Zvicër-Itali/ Spalletti mendon edhe për penalltitë, ja të përzgjedhurit e trajnerit

14:36, 29/06/2024
A+ Aa A-

 

Italia sfidon Zvicrën në një sfidë që vlen një vend në çerekfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024. Jemi futur në fazën e nxehtë të turneut, atë me eliminim direkt, sfidat mund të zgjasin edhe më shumë se 90 minuta, prandaj trajnerët bëjnë llogari të ndryshme.

Corriere della Sera bën një përmbledhje t ë lojtarëve të mundshëm që mund të godasin penalltitë për Italinë, në funksion të një epilogu të mundshëm këtë mbrëmje kundër Zvicrës.

Para ndeshjes kundër Spanjës, i pyetur se kush ishte zgjedhur për të goditur nga pika e bardhë, Spalletti përmendi gjashtë emra, nga të cilët megjithatë duhet të përjashtohet Dimarco i dëmtuar.

Të zgjedhurit, nëse janë në fushë kur vjen puna janë: Scamacca, Retegui, Barella, Pellegrini dhe Jorginho, të cilëve duhet t'u shtohet Zaccagni dhe ndoshta Raspadori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco