Momente tmerri në Stuttgart, emigranti plagos me thikë 3 tifozë

Momente tmerri në Stuttgart, emigranti plagos me thikë 3 tifozë

21:07, 27/06/2024
A+ Aa A-

 

 

Panik dhe momente tmerri në Stuttgart. Shumë tifozët ishin mbledhur të mërkurën në mbrëmje në “fan zone” në Schlossplatz për të ndjekur duelin Republikë Çeke-Turqi, që u luajt në stadiumin e Hamburgut dhe u fitua 1-2 nga turqit. Rreth fundit të ndeshjes nisi një sherr mes tifozëve, që solli pasoja për disa prej tyre.

Një 25-vjeçar sirian plagosi me thikë tre tifozë, duke përhapur frikë të madhe në grupin e madh të njerëzve që po shijonin ndeshjen.

Policia gjermane ndërhyri në vendngjarje duke arrestuar shtetasin nga Siria. Sipas policisë, tre të plagosurit janë një 19-vjeçar gjerman dhe dy shtetas turq të moshës 38 dhe 60 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco