Drejtori sportiv i Gjermanisë, Völler: Danimarka e fortë, por dimë ku t’i godasim

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Völler: Danimarka e fortë, por dimë ku t’i godasim

19:58, 27/06/2024
A+ Aa A-

 

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Völler pas njohjes me rivalin e ardhshëm në fazën e 1/16 të Kampionatit Europian, ka “skanuar” rivalin, duke ia gjetur edhe pikën e dobët.

RIVALI – Danimarka ka një skuadër shumë fizike, të fuqishme që e bën të vështirë për çdo kundërshtar krijimin e rasteve. Danezët janë të fortë edhe në duelet ajrore, por vuajnë në finalizim. Është një kundërshtar shumë i rrezikshëm, ne e dimë këtë. Megjithatë, padyshim që kemi vetëbesimin për të kaluar në raundin tjetër. Jemi të fokusuar, por me gjithë respekt për ekipin danez. Ne do të luajmë lojën tonë. Nëse i lëmë mënjanë gabimet nga ndeshja me Zvicrën, do të shkojmë në çerekfinale”.

FAZA E GRUPEVE – “Ne fituam ndeshjen hapëse me një lojë të jashtëzakonshme. Kjo ndihmoi me disponimin. Ne e dinim se gjërat mund të bëheshin me të ndërlikuara në raste të caktuara. Por ajo që ndodhi në fazën e grupeve nuk ka më rëndësi. Tani fillon raundi i eliminimit, ajo që ka rëndësi dhe ne jemi të përgatitur”. Dëmtimi i Rydiger – “Toni bëri një seancë të shkurtër vrapimi dje në mëngjes. Kjo pritej pas një tendosjeje të lehtë. Ne shikojmë nga dita në ditë. Më pas Rydiger vendos së bashku me ekipin e trajnerëve dhe departamentin mjekësor. Ai trajtohet dy ose tre herë në ditë. Për momentin është herët për të thënë diçka. Mbizotëron kualiteti i madh në kontingjent, tej mase e rëndësishme. Ama kjo gjithashtu bëhet e thelbësore kur lojtarët të evidentuara nuk janë të disponueshëm. Nëse Toni nuk i mjafton, pas tij ka lojtarë që kanë talent të madh. Kemi futbollistë të mrekullueshëm dhe nuk shqetësohemi për ndonjë gjë që nuk shkon”, vijoi drejtori sportiv i “Pancerave”.

ROLI I TITULLARIT NË SULM – “Talenti në ekip është i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, Kai Haverc është një futbollist i një niveli shumë ta lartë, faktor shumë i rëndësishëm për ekipin. Thjesht mjafton për të evidentuar mënyra se si punon, e mban topin, është i fortë në ajër dhe është gjithmonë i gatshëm për të luajtur. Ai nuk është një qendërsulmues klasik si Fylkrug, por ai e realizon shkëlqyeshëm në trajtën e tij”.

PRESIONI – “Trajneri Julian Nagelsman foli shumë qartë gjatë prezantimit si trajner i Gjermanisë. Është privilegj të kesh këtë presion. Pritshmëritë e tifozëve tanë në Kampionatin Europian janë të mëdha. Gjëja më e rëndësishme është që ne të marrim humorin me vete. Kombet e tjera gjithashtu përjetojnë ulje-ngritje brenda turneut. Nagelsman largoi presionin ekstrem nga ekipi. Një sasi e caktuar tensioni dhe nervozizmi janë pjesë e saj, por Juliani s’ka pasur frikë se mos gabonte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco