Southgate habitet me tifozët anglezë: E pazakontë, na kritikojnë dhe shajnë edhe pse jemi kualifikuar

Southgate habitet me tifozët anglezë: E pazakontë, na kritikojnë dhe shajnë edhe pse jemi kualifikuar

11:09, 27/06/2024
A+ Aa A-

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është ankuar për atmosferën e krijuar rreth kombëtares, sipas tij e pazakontë, pas barazimit 0-0 me Slloveninë.

Një rezultat që i kualifikoi të dyja kombëtaret në fazën e 1/8-ave të Euro 2024.

Ndërkohë që lojtarët sllovenë festuan momentin historik me mbështetësit e tyre, trajneri dhe lojtarët anglezë u pritën me fishkëllima dhe hedhjen e gotave plot birrë kur iu afruan pjesës së stadiumit të Këlnit të rezervuar për tifozët e tyre.

Vetë Southgate u vu në shënjestër të tifozëve, skena që kanë lënduar pa masë trajnerin e kombëtares së “3 luanëve”.

“Nuk kam parë asnjë skuadër tjetër të kualifikohet dhe të ketë një reagim të tillë”, u shpreh sot Southgate.

“Unë jam shumë krenar për lojtarët për mënyrën se si ruajtën qetësinë në ndeshje. Jemi në një turne ku ka shumë sfidë e konkurrencë. Gjithsesi, nuk e kuptoj këtë atmosferë aspak të këndshme ku na duhet të punojmë”, tha Southgate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco