'AS' për Silvinjon: Nuk ka rinovuar me Shqipërinë, pritet që në javët e ardhshme…

'AS' për Silvinjon: Nuk ka rinovuar me Shqipërinë, pritet që në javët e ardhshme…

19:49, 26/06/2024
A+ Aa A-

AS në Spanjë bën me dije se për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë në futboll ka disa skuadra të interesuara.

Me vetëm një muaj deri në fundin e kontratës me FSHF-në, braziliani Sylvinho ende nuk e ka hedhur firmën e re dhe prestigjozja spanjolle bën me dije se paçka eliminimit me Shqipërinë nga Euro 2024, për trajnerin ka interes nga disa klube evropiane.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit.

Edhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas uljes në Tiranë këtë të martë. “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar”, tha ai.

Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për një trajner që ashtu si ekipi i tij ka dalë plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco