'Pritshmëritë ishin të mëdha', Kuriu: Futbolli është i tillë, të dënon atëherë kur nuk e pret

16:00, 26/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në 'SYRI TV' për të komentuar rrugëtimin e kombëtares tonë në ‘EURO 2024’ ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.

Kuriu u shpreh se Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në këtë Evropian, edhe pse ky ekip i kishte të gjitha mundësitë për të bërë më shumë.

Performanca e Kombëtares ishte e shkëlqyer, skuadra jonë shkëlqeu në 10 ditë, bashkë me tifozët, por përvoja në këto kompeticione na dëmtoi, pasi kishim të gjitha mundësitë për të kaluar.

Presioni është i gjithanshëm, nuk është individual ose kolektiv, por vjen nga të gjitha anët, si media, tifozeria, nga dëshira për të bërë më mirë ndaj kundërshtarit, pra janë të gjitha bashkë.

Lojtarët emocionohen kaq shumë, sa mund të bëjnë dhe gabime, sic ishte në rastin e Italisë.

Pritshmëritë ishin të mëdha, emocionet po ashtu pasi përballë kishim kampionët dhe lojtarët u vunë nën presion.

Futbolli është i tillë, të dënon atëherë kur se pret, ne kishim mundësi për më shumë, por ideja që përballë kishim tre ekipe të mëdha i frenoi pak dhe ndikoi në performancën e skuadrës në ndeshje.

Përsa i përket të ardhmes së Sylvinhos u shpreh se është akoma herët për të pasur një përgjigje dhe për këtë i takon Presidentit të flasë.

Sylvinho është njeri shumë punëtor, punon 5-6 orë në ditë, shikon çdo detaj, po çdo njëri që punon, edhe gabon.Sylvinho dhe kombëtarja kanë bërë mirë, shqiptarët i bënë të lumtur dhe këtë e bën futbolli shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco