Danimarka eliminon Serbinë

Danimarka eliminon Serbinë

22:58, 25/06/2024
A+ Aa A-

Në “Allianz Arena” të Mynihut u luajt sfida e fundit e Grupit C mes Danimarkës dhe Serbisë, e cila u mbyll në barazim 0-0, shkruan Syri.net.

Danezët ishin superiorë nga minuta e parë e deri në të fundit, duke lënë ekipin serb për të shumtën e lojës vetëm në fazën defensive.

Rastin e parë për Danimarkën e krijoi Alexander Bah, që rrezikoi në minutën e 16-të, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Rast fantastik për të shënuar pati edhe Christian Eriksen (21’), mirëpo goditjen e tij e ndali portieri i ekipit serb.

Danezët vazhduan në minutat e mbetura të dominonin, ndërsa Serbia që mbrohej nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje.

Edhe 45 minutat e dytë ishin pasqyrë e asaj të parës, me Danimarkën që sulmonte nga të dy krahët dhe qendra.

Ramus Hojlund dhe Andreas Skov Olsen tentuan nga distanca me disa harkime, por që ekipi serb ishte i kthyer me të gjitha forcat mbrapa.

Në minutën e 72-të, Joakim Maehle hakoi brenda zonës, mirëpo sërish mbrojtja kundërshtare ishte e ngjeshur.

Në Grupin C, Anglia e mbylli si kryesuese me pesë pikë, Sllovenia dhe Danimarka me nga tri, ndërsa Serbia mori dy pikë të pavlefshme dhe u eliminua si vend i fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco