Dy penallti vendosin sfidën Francë-Poloni

Dy penallti vendosin sfidën Francë-Poloni

20:00, 25/06/2024
A+ Aa A-

Në Dortmund u luajt ndeshja e fundit e Grupit D, Francë-Poloni, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

Goli i parë u shënua nga Mbappe me penallti në minutën e 56-të. Franca edhe pse tentoi shumë, nuk ishte konkrete në gjuajtjet drejt portës dhe hasi vështirsi në gjetjen e golit, gjë që arritën ta bënin vetëm një herë.

Në minutën e 78-të, Polonia fiton penallti, Lewandowski shkon dhe e ekzekuton duke e humbur pasi portieri Menja e priti topin. Gjyqtari pastaj urdhëron që penalltia të ribëhet sepse francezi kishte lëvizur nga vija. Në provën e dytë polaku nuk gaboi dhe ktheu baraspeshën.

Me këtë rezultat, Franca e mbyll në vendin e dytë me 5 pikë të grumbulluara. Ajo do të përballet me të dytën e Grupi E, ndërsa Polonia kthehet në shtëpi me vetëm një pikë të marrë në 3 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco