VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në Holandë-Austri, ja si ndryshon rezultati

VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në Holandë-Austri, ja si ndryshon rezultati

19:38, 25/06/2024
A+ Aa A-

Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet ndeshja e xhiros së tretë e Grupit D mes Holandës dhe Austrisë, shkruan Syri.net.

Në minutën e 6-të zhbllokohet rezultati, me Austrinë që kalon në avantazh.

Ishte Donyell Malen i cili shkakton autogol në portën e tij.

Me avantazhin 1-0 për austriakët mbyllet pjesa e parë, teksa e dyta fillon me gol.

Gakpo në minutën e 47-të barazon rezultatin, por që nuk zgjat shumë.

Në minutën e 59-të Schmid kalon Austrinë sërish në avantazh.

Nuk ndalen golat në këtë sfidë, me holandezët që reagojnë përsëri dhe në të 78’ Depay barazon 2-2.

Por, Austria me Sabitzer (81') rikthen epërsinë 3-2. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco