Reagim emocionues nga Arbër Hoxha pas eliminimit nga Europiani

Reagim emocionues nga Arbër Hoxha pas eliminimit nga Europiani

17:35, 25/06/2024
A+ Aa A-

Sulmuesi anësor i Shqipërisë, i cili ka prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha, ka reaguar pas eliminimit nga “EURO 2024”.

Hoxha ka postuar një shkrim shumë emocionues në rrjetin social “Instagram”, duke përshkruar ndjenjën e përfaqësimit të kombëtares shqiptare.

“Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifozëve të mrekullueshëm për këto emocione, unë jam krenar ama shumë krenar që jam shqiptar”, thuhet ndër të tjera në postimin e Hoxhës.

Arbër Hoxha luajti vetëm 47 minuta në 3 ndeshje të “EURO 2024” me Shqipërinë, mirëpo sa herë u paraqit në fushë ishte elektrizues dhe gjallëronte sulmin e kombëtares kuqezi.

Hoxha aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco